Skip to content

I nxehti afrikan pushton Italinë, ja sa do të shkojnë temperaturat. Një situatë e tillë nuk ndodh që prej vitit…

Nga sot dhe për të gjithë fundjavën në Itali, pritet një valë e re e të nxehtit afrikan, me temperatura rekord. Sipas parashikimeve, temperatura pritet të arrijë deri në 47 gradë celcius  në rajonin e madh të Napolit dhe 46 gradë celcius në Sicili dhe Pulia.

Sipas shtypit italian, këto kushte meteorologjike mund të konsiderohen “historike”, me një valë të nxehti më ekstreme se ajo e vitit 2003.

Në Italinë qendrore, në rajonet si Umbria, Toskana dhe rajoni më i gjerë i Romës, vapa do të jetë veçanërisht e dukshme, por pa arritur nivelin e Jugut. Sidoqoftë, është e mundur që kjo valë e të nxehtit afrikan në Italinë e Poshtme të zgjasë deri në dhjetë ditët e para të gushtit.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, në Italianë veriore  (nga Lombardia në Veneto dhe Piemonte) në fundjavë ka një probabilitet të lartë për reshje shiu dhe breshëri.

/faxweb