Skip to content

Zgjedhjet, qeveria e re dhe “non grata” e Berishës, Yuri Kim mbërrin në zyrën e Bashës. Pas takimit…

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim do të zhvillojë këtë mesditë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Menjëherë pas takimit Kim dhe Basha do të kenë një deklaratë për mediat, ndërsa nuk ka ende një axhendë zyrtare mbi temat e diskutimit.

Takimi mes Yuri Kim dhe Bashës vjen pak ditë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet, që sipas kreut të selisë blu konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër elektorale.

Ndërkaq Yuri Kim tha se po mbahen shënime mbi raportin, duke nxitur institucionet të shqyrtojnë rekomandimet e tij për përmirësimin e zgjedhjeve. Vlen për tu theksuar se ky është takimi i parë mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Lulzim Basha është pyetur së fundmi nga gazetarët edhe mbi qëndrimet që do të mbajë për çështjen “Berisha”, që është shpallur “non grata” nga SHBA, për të cilën kryedemokrati ka deklaruar se do të shprehet në një moment tjetër.

/faxweb