Skip to content

Yuri Kim pas takimit me Bashën: Folëm për rolin e PD-së në marrëdhëniet me SHBA-në

Ambasadorja Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha,  u shpreh se diskutimi u fokusua në marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA.

“Ne folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Folëm për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në këto marrëdhënie.

Roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshme dhe padyshim që PD do të rikthehet në Kuvend në shtator”, tha Kim.