Skip to content

Emërimi i gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë / Ambasadorja amerikane ‘bën paqe’ me Presidentin Meta: Hap përpara për Reformën në Drejtësi!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pak minuta më parë me anë të një postimi në Twetter në lidhje me emërimin e anëtarit të 9-të të Gjykatës së Lartë. Në lidhje me këtë, ajo falënderoj Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu edhe Presidentin Ilir Meta.

Sipas saj, ky është një hap përpara në mënyrë që reforma në drejtësi të japë sa më shumë rezultatet dhe flamuri i Shqipërisë të qëndrojë në rrugën e flamurit të Bashkimit Evropian.

9th judge has been appointed to High Ct today. Thanks once again to High Judicial Council & Presidency. One more to go so High Ct can appoint judges to Const Ct. Let’s keep moving forward, step by step, so that justice reform can deliver more results & 🇦🇱 stays on path to 🇪🇺. https://t.co/mQzqSrNbzJ

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 30, 2021

/faxweb