Skip to content

(VIDEO) Aksident masiv tek ‘Qafa e Koshovicës’ te kthesa e Cakranit, 4 makina bëhen copash mes tyre. Krijohet kaos nga trafiku në zonë

FOTO NGA VENDI I AKSIDENTIT

Një aksident masiv ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si ‘Qafa e Koshovicës’ në rrugën që të con në Cakran.

Katër automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk raportohet fatmirësisht për të plagosur.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar dhe kaos mes shoferëve.

Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mos respektimi i distancës mes mjeteve të përfshira në këtë incident.

/faxweb