Skip to content

Tronditet Gjermania / Të shtëna me armë zjarri në një parking në Berlin, raportohet për disa të plagosur. Policia në ndjekje të autorit!

Të paktën katër persona janë plagosur nga të shtënat në një parking në lagjen ‘Wedding’ të Berlinit.

Sipas raportimeve të para të mediave gjermane thuhet se policia dhe shërbimet e zjarrit kanë kryer operacione në shkallë të gjerë në përgjigje të këtyre sulmeve.

Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve, raportojnë se tre burra dhe një grua u plagosën në incident, ndërsa të katër janë dërguar në spital ku dhe morën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Disa media gjermane thanë se njëri nga të plagosurit ishte therur me thikë, ndërsa një tjetër kishte pësuar lëndime në kokë.

Ndërkohë, raportohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

/faxweb