Skip to content

Tragjedi në Itali / Shqiptari parkon makinën në malore teksa ishte duke punuar, ajo e shtyp pas murit!

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Terni dhe punonjës i një kompanie private humbi jetën ditën e enjte pas një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Gemini, shumë pak larg sheshit kryesor. Sipas mediave vendase mësohet se 60-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk dihet është shtypur në një mur nga automjeti i punës i cili ishte parkuar në një zonë të pjerrët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti urgjenca, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia e San Geminit së bashku me stafin e Shërbimit të Parandalimit dhe Sigurisë në Vendet e Punës po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/faxweb