Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën pak para mesnatës së të premtes, kur një aksident i shumëfishtë mblodhi me dhjetëra qytetarë dhe forca të shumta të Policisë së Shtetit.
Burimet kanë konfirmuar për Fax News dhe Faxweb.al se në këtë aksident me përmasa të frikshme në zonën e “Porcelanit” janë përfshirë të paktën 3 automjete që po qarkullonin në zonë në atë kohë.
Dëmet materiale si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë qenë të shumta, ndërkohë është raportuar edhe për qytetarë të plagosur. Fatmirësisht, askush nuk ka humbur jetën apo është dëmtuar, sipas informacioneve që disponohen aktualisht.
Në pamjet e siguruara nga Fax News, mund të dallohet qartë se midis automjeteve të përplasura ndodhet dhe një autobus i linjës së Porcelanit, kurse një mjet i tipit “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar, duke rrezikuar kështu edhe jetën e kalimtarëve, përveç jetës së personave që mund të kishin qenë duke udhëtuar në mjet.
Vijon…
…
/faxweb
