Skip to content

Dogji një hektar ullishte midis valës së “përvëlimit” të pyjeve e bimësisë në vend, vihet në pranga banori i Ksamilit për zjarrvënie të qëllimshme (EMRI)

Orët e vona nuk i kanë penguar shërbimet e Policisë së shtetit të arrestojnë një person që u konstatua duke kryer veprën penale “Zjarrvënie të qëllimshme” në Ksamil.

Pak para mesnatës së të premtes, në pranga përfundoi Edmond Idajet Zogaj, banues në Ksamil, pasi u kostatua se ka vendosur zjarr në një kodër në lagjen nr.1 në Ksamil, në zonën e quajtur “Baxhua”.

Sipas burimeve të uniformave blu, konstatimi për zjarrvënie i Zogajt u bë në orën 19:00, ndërsa pas katër orësh e gjysmë, ai u arrestua për dëmin që bëri dhe verën penale që kreu.

Gjithsesi, si pasojë e veprimit të tij, janë djegur një hektar shkurre, ferra dhe disa ullishte, në një kohë kur zjarret në jug vazhdojnë të jenë shqetësuese edhe për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin.

/faxweb