Skip to content

(FOTO+VIDEO) Lë gomat rrugës / Aksident i frikshëm në zonën e ‘Porcelanit’ në Tiranë, BMW hyn në parakalim me shpejtësi tepër të lartë, përplaset me ‘Benzin’ dhe bëhet copash në mur

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Një mjet tip “BMW” që tentoi të futej në parakalim me shpejtësi shumë të lartë është përplasur fillimisht me një automjet tjetër tip ‘Mercedes Benz’ dhe më pas ka goditur murin, duke u shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka patur viktima, teksa mësohet se shoferi është dërguar drejt spitalit.

Nga përplasja kanë “fluturuar” në rrugë edhe gomat e BMW-së, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia, e cila nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/faxweb