Skip to content

SKANDAL NË FIER / Mbetjet urbane po hidhen tek Vija e Ngjalës, rrjedha e ujit i çon ato drejt e në det. Vijon lufta me flakët në fushën e mbetjeve urbane! (FOTO+VIDEO)

Sot është dita e pestë e punës në fushën e mbetjeve urbane në Mbrostar për izolim total të saj, makinat e pastrimit nuk dine ku te hedhin mbetjet e qytetit.

Një video e ardhur në ‘Fax News’ tregon se mbetjet urbane po hidhen tek Vija e Ngjalës, ku më pas ajo rrjedhë uji i çon në det.

 Izolimi po realizohet me dhe por gjithsesi tymi e era e keqe në qytet vijon edhe pse vijon edhe dezinfektimi në qytet për freskim të ajrit.

Këtë mëngjes situata paraqitet më e qetë, por një problem mbetet ku do hidhen mbetjet urbane ,pasi edhe çlirimi dhe djegia e mbetjeve në natyrë të hapur është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

/faxweb