Një çift të moshuarish është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi kultivonin lëndë narkotike.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin, P.K 64 vjeç dhe bashkëshorten D.K 62 vjeç, banues në fshatin Zejmen në Lezhë.
Po ashtu u arrestua edhe një 44-vjeçar, pasi në banesë, në fshatin Tresh, Lezhë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij
Njoftimi i Policisë:
Lezhë / Vijojnë kontrollet e pandërprera për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihen në pranga bashkëshortët.
Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Pjetër Kola, 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Dava Kola, 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nuhi Tahiri, 44 vjeç, pasi në banesë, në fshatin Tresh, Lezhë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Dhuna në familje”.
…
/faxweb
