Shpejtësia në makinë u ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe. Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMË me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.
Si pasojë e përplasjes së fortë, viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Triani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga ‘Fax News’ në vendin e aksidentit kanë mbetur copëza të makinës, gjurmë frenimi dhe muri tërësisht i shkatërruar si pasojë e përplasjes së fortë të makinës.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Shkodër/Informacion paraprak. / Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit
…
/faxweb
