Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë për Bajron Gumenin, administratorin e ‘Alba Ekzotic Fruit’, duke e lënë atë sërish në masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane.
Përgjatë këtyre ditëve, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie, ndërsa në kërkim për këtë dosje vazhdon administratori tjetër i ‘Alba Ekzotic Fruit’.
Trafikimi i kokainës nga Ekuadori drejt vendit tonë në sasi të vogla, duket se ka qenë një nga metodat për të bërë të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike, nga Porti i Durrësit, pa u vënë re nga autoritetet.
Nga 13 korriku e deri me sot në kontejnerët e kompanisë “Alba exotic Fruits” kokaina është kapur në tre raste, ku në total janë sekuestruar rreth 25 kg kokainë, një sasi e vogël krahasuar me dërgesat e tjera të kapura në port, por sipas hetuesve kjo është një metodë që autoritetet mos dyshonin për trafikun e paligjshëm.
Hetimet janë në vijim pasi dyshohet se pas këtij trafiku fshihet një grup i fuqishëm kriminal.
…
/faxweb
