Skip to content

(FOTO) Aksident në aksin Milot – Lezhë, Benzat bëhen copash mes tyre, trafik i rënduar në të dy krahët e autostradës

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Milot – Lezhë, ku dy automjete tip Benz janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në fotot e ardhura në redaksinë e ‘Fax News’ shihet se njëri prej mjeteve ka goditur mjetin tjetër nga mbrapa, ndërsa nga ky aksident fatmirësisht nuk raportohen për dëme në njerëz.

Aksidenti ka ndodhur mbi urën e Milotit, ndërsa raportohet se si shkak i këtij aksidenti është krijuar një trafik i rënduar në të dyja anët e autostradës.

 

/faxweb