Skip to content

Zëvendësoi pak kohë më parë Baftjar Zeqajn / Shkarkohet nga detyra kreu i ‘Albpetrol’ Flamur Mato, ende nuk dihet zëvendësuesi i tij

Është shkarkuar nga detyra drejtuesi i ‘Albpetrol’, Flamur Mato, i cili zëvendësoi ish-drejtuesin e mëparshëm në krye të kësaj shoqërie, Baftjar Zeqaj.

Ky i fundit u dorëhoq nga detyra pasi kandidoi në listën për deputet të PS Fier në zgjedhjet e 25 prillit ndërsa më pas fitoi edhe mandatin.

Mato drejtoi për gati 4 muaj shoqërinë aksioniere ‘Albpetrol’, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e largimit të tij nga kjo detyrë.

Nga burime konfidenciale të informacionit mësohet se Flamur Mato ka paraqitur dorëheqjen, ndërkohë që në ditën e hënë, administratori Mato nuk do të mbajë më këtë funksion

Në dy vitet e fundit lëvizjet në ‘Albpetrol’ kanë qenë të shumta jo vetëm e drejtuesve, por edhe stafit të administratës.

Ende nuk dihet emri i ri që do të drejtojë në vazhdimësi shoqërinë naftënxjerrëse ‘Albpetrol’.

/faxweb