Është përkeqësuar situata me zjarrin në fshatin Krutal të Përmetit, aty ku deri më tani janë djegur 13 hektarë kullota dhe 10 hektarë shkurre.
Terreni i thepisur e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka të zjarrfikësve apo banorëve të zonës. Ndërhyrja nga ajri është i domosdoshëm për të mbërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Në kulmin e sezonit veror, kur temperaturat janë mbi 40 gradë celcius, Shqipëria po përballet me vatra të shumta zjarri përreth vendit. Aktualisht zjarret janë aktive në Përmet, Këlcyrë, Vlorë, Durrës, etj.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb