Policia e Shkodrës ka arrestuar 29-vjeçarin Kristjan Arra, si autor të dyshuar të disa vjedhjeve me dhunë në qytet. I riu dyshohet si autor i të paktën 7 vjedhjeve me dhunë nga qafa të bizhuterive të kushtueshme.

Njoftimi i policisë:

I mori më forcë varsen nga qafa një shtetaseje në rrugë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë po për vjedhje, njëkohësisht edhe i dënuar më parë për vjedhje.

29-vjeçari i dyshuar edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në  qytetin e Shkodrës, nga këto tre raste të marrjes me forcë  të varseve nga qafa të tre shtetaseve dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim më Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat të një pune të mirëorganizuar u bë identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit:

K.A. 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani“, Shkodër, i cili ka qënë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.

Ky shtetas në lagjen “Kongresi i Permetit”, në rrugën “Bahçe e Çakajve” duke qarkulluar me biçikletë,  i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt në qafë, me vlerën 30.000 lekë të rinj shtetases D. B.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore të strukturave të seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër,  u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas dhe konkretisht:

Me datë 27.07.2021, në lagjen “Manush Alimani”, i ka marë me forcë nga qafa varësen e floririt , shtetases Xh. B.
Me datë 30.07.2021, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F. K., ku ka marrë një shumë parash dhe artikuj shtëpiak.
Me datë 22.07.2021, në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Dobraçit” ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit V. H.
Me datë 18.07.2021, në fshatin Oblikë, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit F. K., vegla të ndryshme pune.
Me datë 10.07.2021, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Z. G.
Me datë 02.07.2021, në vendin e quajtur ish-Mapo, në lagjen “Qemal Stafa” i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases L. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhune”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko