Nga Kukësi në Vlorë, e më tej në rrugët që të çojnë në Jug, i gjithë vendi sot kishte një trafim të rënduar, për shkak se me hyrjen e muajit Gusht nisin pushimet zyrtarisht dhe për një pjesë të mirë të punonjësve.
Rrugët e brendshme të qytetit të Vlorës ishin të mbipopulluara, ndërkohë që qyetarët kanë refuzuar në masë që të kalojnë nga bypasi i ri që përshkron fshatin Kaninë, sa kohë që aksi nuk është i përfunduar.
Për të zgjedhur këtë aks rrugor, ndërhyu në një deklaratë edhe policia rrugore, por kjo nuk e lehtësoi aspak fluksin në rrugët e Vlorës, që siç shihet në videon e mëposhtme ishin sot në kolaps.
…
/faxweb
