Skip to content

Ithtarët i japin “zemër” Berishës: Tregoji vendin Amerikës o bish siç ja tregove Enverit, ti solle demokracinë, televizorin me ngjyra dhe pengove shitjen e Kosovës

Pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha është bërë nostalgjik dhe shpërndan fotografi të vjetra me liderët amerikanë të cilët vizitonin Shqipërinë e dalë nga regjimi diktatorial.

Krahas komenteve të shumta të kritikëve, ka edhe nga ata që i japin “zemër” për të vijuar përpara.

Sipas tyre, Berisha ka sjellë demokracinë, televizorin me ngjyra dhe ka penguar shitjen e Kosovës.

Mesa duket, propaganda ka bërë punën e vet ndikuese tek një kategori simpatizantësh. (TemA)