Skip to content

Djali i iku në kampin sirian së bashku me familjen para 8 vitesh, nuk ka lajm të mirë për 82 vjeçarin nga Pogradeci as këtë herë: Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm, nuk i mbyll sytë derisa t’i shoh përsëri në oborr

Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë Dylber Shuli 82 vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin.

Pas 8 vitesh pritje me shpresën se ata do kthehen tashmë ai është lodhur kjo nga mosha, sëmundjet por edhe pritja e gjatë. Nga hera e fundit që ai ka folur për mediat është shumë herë më i lodhur dhe i zhgënjyer që ende nuk ka një lajm për kthimin e 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli

Dylberi megjithatë teksa tregon në foto nipërit e tij ende ka shpresë, nuk do i mbyll sytë deri ditën që ti shoh ata në oborrin e shtëpisë thotë ai edhe pse këtë ditë e sheh të largët

“I pashë që dolën në televizor. Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm. Kanë ikur kur ishin më të vegjël se 12 vjeç”, thote i moshuari me lot ne sy.

Aime tej tregon dhe biseden me nusen e djalit: “Mirë o baba mirë zoti ta shpërbleftë ça me thënë unë. Elhamdulilah, zoti ta shpërbleftë, Ama nuk e di, pyetëm pak për Shqipërinë, edhe Shqipëria po përmendet këtu por s’e  di!”

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë, sot në kamp janë 5 fëmijë pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje pasi e martuan në moshën 12 vjeçare.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb