Skip to content

Zjarri në Mamurras shton frikën për banorët, kërkohet ndihma e zjarrfikësve nga Kruja dhe Laçi

Vatrat e zjarrit në Mamurras vijojnë të jenë aktive duke krijuar frikë për banorët që ndodhen afër.

Burime për Fax News bëjnë me dije se së fundmi në terren kanë ardhur zjarrfikëset e Krujës dhe Laçit, ndërkohë që i është kërkuar ndihmë edhe zjarrfikësve të Lezhës dhe të Mirditës.

Sipërfaqja e djegur është e madhe, ndërsa flakët vijojnë të avancojnë, prandaj dhe kërkohet ndihmë nga zjarrfikëset e qyteteve fqinje.

Situata paraqitet më e përkeqësuar se orët e pasdites, ku u regjistruan dhe vatrat e para. Duke folur për Fax News, kryeplaku i fshatit Shpërdhet, ngriti shqetësimin për mungesën e zjarrfikësve. (Lexo ketu)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb