Pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë vënë një gjobë një memigranti në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.

Rasti ka ndodhur më 28 korrik afër një klubi nate në kryeqytet. Për aktin e tij, puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gjobitur me 450 euro.

Te përshkrimi i kundërvajtjes, oficerët e Policisë kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.

Për vendosjen e gjobës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko