Skip to content

Del bilanci i frikshëm për zjarrin në Mamurras, digjen 30 hektarë pisha, 3 persona shoqërohen në polici

Situata alarmante e zjarrit vijon në Mamurras ku ditën e sotme janë djegur rreth 30 hektarë me pisha, shkurre dhe pemë frutore dhe janë shoqëruar në komisariat 3 persona të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme për të pastruar kullotat.

3 personat u shoqëruan në komisariat ku dhanë deklaratën e tyre dhe më pas u lanë të lirë .

Ditën e djeshme zjarri rrezikoi edhe banesat pranë duke bërë që qytetarët të dilnin vetë me mjete të ndryshme për të shmangur zjarrin duke qenë se dhe zjarrëfikësja nuk po funksiononte dhe sipas raportimeve vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive.

/faxweb