Situata e tensionuar vijon ne zonën e Baldushkut ku dhjetëra banorë përplasen me policinë për tokën e cila po ju merret për të ndertuar banesa për qytetarët e prekur nga tërmeti dhe ata shprehen se prej një viti e gjysmë policia ka ushtruar dhunë verbale ndaj tyre.
Një nga qytetarët i cili pretendon se po i merret toka me të padrejtë në intervistë për Fax News tha se rezistenca ndaj forcave të policisë do të vazhdojë edhe nëse do i duhet të vritej aty.
“Kanë ushtru edhe dhunë verbale, zotërisë ja kanë grisur bluzën duke e tërhequr.Nuk dimë cfarë të themi më, jemi shumë të indinjuar dhe do bëjmë rezistencë derisa të biem dëshmor këtu, ose do na vrasin ose do i vrasim.
Kanë hyrë me forcë ka një vit e gjysëm ndërkohe cdo gjë është akoma në proces gjyqësor. Nuk merret vesh asgjë, pa asnjë urdhër dhe sa herë vijnë mediat ikin. Nuk ka pasur shoqërime sepse janë 200 policë që na ndaluan dhe vijne e na zaptojnë pronën private”- u shpreh ai.
…
/faxweb
