Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Kuçovës. Mjeti fuoristradë tip “Toyota”, me targa belge, ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me murin rrethues të Stadiumit të qytetit.
Automjeti ka ecur disa metra mbi trotuar dhe në fund është përplasur me ndarësen e rrugës.
Drejtuesi i mjetit, Lulzim Sherifi, 70-vjeç, banues në Berat ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte në një sebep familjar dhe totalisht i pirë i ka hipur makinës për të udhëtuar drejt shtëpisë së tij në Berat. Fatmirësisht, nuk ka pasur të dëmtuar pasi nuk ka pasur njerëz apo mjete në rrugë në momentin e përplasjes së Toyotës.
Burimet zyrtare të policisë në vendngjarje konfirmojnë se 70-vjeçari Lulzim Sherifi është ndaluar nga policia.
…
/faxweb
