Skip to content

Spanja merr vendin e dytë me barazim dhe mes dramës

Ka qënë më shumë drmatike situata në grupin B ku vendi i parë në grup është vendosur vetëm në minutat e fundit pas kombinimeve të golave të shënuar në fundin e të dy ndeshjeve.

Portugalia shënon këtë herë dhe jo me Ronaldon por me Kuarezmën që shënon një super gol. Pasi e mbyll këtë pjesë në avantazh në nisjen e të dytës është pikërisht Ronaldo ai që gabon nga pika e bardhë.

Ndërsa Spanja dy herë kaloj në disavantazh pasi është fillimisht Butaib ai që kalon Marokun përpara por barazohet nga Isko. Ndërsa në pjesën e dytë janë sërish marokenët që kalojnë përpara në fund me golin e En Nesiri.

Por ‘’thrilleri’’ vjen në shtesë kur Aspas me thembër barazon sërish për Spanjën dhe për të siguruar pozicionin e tij u pa edhe VAR. në të njëjtën kohë në ndeshjen tjetër është Ansarifard që nga pika e bardhë barazon edhe ndeshjen tjetër.

Kështu në fund Spanja merr kreun e fundit duke gjetur përballë Rusinë në 1/8 ndërsa Portugalia e dyta dhe do të përballet me Uruguaj./Berati.TV

Portugali 1-1 Iran

Shwnues: Kuarezma 45’/ Ansarifard 90’+3’(pen)

Spanjw 2-2 Marok

Shwnues: Isko 19’, Aspas 90’+3’/ Butaib 14’, En Nesiri 82’