Skip to content

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, flet Tritan Shehu: Qeveria la situatën të dalë jashtë kontrollit, problemi nuk zgjidhet me evakuim (Publikon foton e viktimës)

Deputeti tashmë i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka folur për Fax Neës, pasi në këtë qarkk u regjistrua viktima e parë në vendin tonë nga zjarret.

Tritan Shehu fajësoi drejtëpërsëdrejti qeverinë për mosmarrjen e masave për shmangjen e këtyre rasteve që ccojnë në viktima, sicc ishte rasti i sotëm.

“Është një situatë kërcëenuese jo vetëm për shtëpitë por edhe për qytetarët. Është një situatë e cila u la jashtë kontrollit. Nuk ka mjete efikase. Banorët kërkojnë dhe vazhdojnë të mbrojnë shtëpitë e tyre, që solli dhe viktimën. Nëse nuk do të ndërhyhet në mënyrë të organizuar, gjenda do të përshkallëzohet. Evakuimi është emergjencëe, por nuk zgjidh problemin. Nuk ka asnjë përgatitje, nuk u mor asnjë masë paraprake, prandaj ndhdi dhe humbja e jetës. Terreni është terren kudo. Prandaj duhen strukturat. Prandaj janë dhe mjetet. Temperaturat janë të larta, ama shteti për këto ditë të vështira është. Nuk jam specialist i kësaj ccështje, por gjykoj se gjendja është shumë e rende. Duhen marrë masat emergjente, që të ndalohet kjo fatkeqësi e madhe,” tha Shehu.

Tritan Shehu ka reaguar edhe në Facebook për viktimën Andrea Haxhiaj, duke shprehur ngushëllimet e tij dhe duke postuar një foto të viktimës.

“Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Andea Haxhiaj, nga flaket qe rrethuan shtepine e tij ne “Asim Zenel”.

Sherim te shpejte e te plote gruas se tij.

Gjirokastra jo vetem eshte e rethuar nga flaket, por dhe e braktisur perballe kesaj fatkeqesie te madhe.

Zona te gjera te Bashkise, por dhe me tej, jane nen kercenimin e zjarrit, dhe deri tashti asnje mase efektive, asnje mjet i specializuar ne dispozicion aty.

Jeta e qytetareve, bujqesia, blegtoria, shtepite, pronat e popullesise, jane nen nje kercenim te madh.

Dhe kjo Qeveri qe prej vitesh e ka braktisur ate Qark, e ka lene ne meshire te fatit, pa asnje strukture a organizim te Emergjences Civile, mjaftohet vetem me thirjen per Evakuim te qytetareve!

Kur deri tashti jane ata vete, vetem ata qe po luftojne per te dominuar zjarret.

Kerkohet menjehere nje nderhyrje urgjente, e gjere, efikase e strukturave shteterore, mjete speciale kunder zjarrit, kerkohet ajo qe behet kudo ne raste te tilla!”, shkruan Shehu.

 

/faxweb