Policia e Gjirokastrës ka dhënë njoftimin zyrtar për sa i përket viktimës së parë të shënuar ditën e sotme në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës.
Policia bën me dije se Andrea Haxhiaj së bashku me bashkëshorten e tij është përpjekur të shuajë flakët që kishin rënë në bahccen e tyre, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Njoftimi:
Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.
Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ditën e sotme është regjistruar në vendin tonë viktima e parë nga zjarret. Ai është Andrea Haxhiaj, i cili vdiq teksa luftonte për shuarjen e flakëve së bashku me bashkëshorten e tij. Gruaja e të ndjerit ndodhet në spital pasi ka marrë plagë të shumta nga flakët. (Lexo ketu)
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
