Skip to content

Një burrë ndërron jetë si pasojë e zjarreve në Gjirokastër, komshia tregon si ndodhi ngjarja

Në Shqipëri shënohet viktima e parë si pasojë e zjarreve. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Një burrë i identifikuar si Andrea Haxhiaj, rreth 60 vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga flakët, që kanë rrethuar banesën e tij.

I ndjeri dyshohet të ketë dalë për të shuar flakët pranë banesës së tij, por që është asfiksuar për shkak të tymit.

E lënduar seriozisht ka mbetur e shoqja e të ndjerit, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Gjirokastrës.

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”. Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.” njoftoi më herët policia.

Një prej banoreve të fshatit, ka treguar sesi ka ndërruar jetë 64 vjeçari, në një prononcim për tvOra.

Kjo është zona ku ka rënë ai që vdiq, ajo që duket është shtëpia, ai ka qenë në shkallë dhe ra poshtë. Ra gruaja për ta ndihmuar sepse thërriste por nuk ia doli dot as ajo. Ajo u asfiksua, erdhën e mori ambulanca, është në spital në reanimacioni. Burri ra nga lartësia aty.”– shprehet ajo.

Ndërkohë autoritetet kanë kërkuar që banorët e tre fshatrave Krin, Asim Zeneli e Arshi Lengo të evakuohen, kjo për shkak të përparimit të shpejtë të zjarrit.

Helikopterët që po punonin për shuarjen e flakëve në Karaburun ndërkohë, janë nisur drejt Gjirokastrës.