Skip to content

Basha nxjerr foton e Ramës nga helikopteri: Ia hoqi punonjësve të ushtrisë për udhëtimet e tij personale

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar mbi situatën me zjarret në vend, ku teksa vlerëson punën e punonjësve të emergjencave civile dhe forcave të ushtrisë, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për shfaqjet e tij dhe udhëtimet me helikopter.

Basha thotë se Rama ia hoqi helikopterin forcave të ushtrisë, të cilëve iu duhet që të luftojnë me zjarrin me mjete rrethanore, për udhëtimet e tij personale. Rama udhëtoi dje me helikopter nga Himara ku ndodhej me pushime, në drejtim të Vermoshit dhe anasjelltas, ndërkohë që në Shqipëri u shënuar dhe viktima e parë nga zjarret.

Postimi i Bashes:

Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij.

Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi.

Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët.

VIDEO/ Asnjë helikopter për shuarjen e zjarreve, Rama bën xhiro mëngjes e darkë nga Himara në Vermosh, shihni si dridhen shtëpitë kur ulet helikopteri

/faxweb