Skip to content

BE ndihmë Shqipërisë për zjarret, dërgon dy helikopterë

Në mesin e emergjencës mjedisore të shkaktuar nga zjarret që kanë përfshirë brigjet e Egjeut dhe Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian qëndron në krah të vendeve te prekura për të ndihmuar në menaxhimin e krizës.

 

Përmes mekanizmit të mMbrojtjes Civile, Çekia dhe Hollanda i ofrojnë Shqipërisë dy helikopterë për të mbështetur operacionet e shuarjes së flakëve.

 

Aeroplanë zjarrfikës janë vënë në dispozicion edhe për Italinë dhe Greqinë. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, flotës së zjarrfikësëve i bashkohen edhe 45 të tillë nga Sllovenia.