Skip to content

Situata me zjarret në Gjirokastër, flet Flamur Golemi: Patjetër që do përdorim forcë për evakuimin e banorëve

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka paralajmëruar përdorimin e forcës për evakuimin e banorëve të cilët mund të refuzojnë largimin nga shtëpitë.

Duke folur për mediat, Flamur Golemi u shpreh se janë ngritur strukturat ajkomoduese mjaftueshëm për banorët e prekur nga zjarri dhe nesë ata do refuzojnë të evakuohen vullnetarisht, atëherë do përdoret dhe forca nëse është e vnevojshme.

“Pas mesditës janë aktivizuar dy vatra.Kemi përfshirë 15 persona për të shpëtuar banorët.  Jemi duke vazhduar punën, në bashkëpunim me emergjencat civile dhe me ushtrinë që është gati të ndërhyrje.

Kemi punonjës të policisë bashkiake, janë evakuar disa banorë.  Mbrëmjen e djeshme kemi ngrotur dhe strukturat akomoduese. Patjetër që do të përdoret forcë për evakuimin e tyre nëse rezistojnë”, deklaroi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb