Skip to content

Berisha jo në Parlament/ “Basha po pohon me heshtjen e tij”, Ngjela për situatën politike: Ja pse Rama mori mandatin e tretë falë ish-Kryeministrit

Avokati Spartak Ngjela foli në studion e Fax Neës lidhur me mandatin e tretë të socialistëve duke thënë se Berisha ishtë komponenti i vetëm që u siguroi fitoren pasi opinioni politik nuk e donte dhe përfitoi qeveria e Ramës.

Ngjela shtoi se përderisa në lojën tonë politike është futur Amerika Berisha nuk do të futet dot në Parlament dhe heshtja e Bashës për ketë gjë do të thotë pohim.

“Përderisa ka hyrë Amerika në lojë Berisha nuk mundet kurrsesi të futet në Parlament dhe heshtja e Bashës për këtë gjë tregon se ai është plotësisht dakort dhe nuk do kundërshtojë pasi nuk e lejon as ligji.
Kjo qeveri është mediokre dhe e nuk ka politikë të tillë në botë që të ketë ministra apo deputetë që nuk njihen , as Mao Ce Duni nuk e ka bërë këtë gjë që ka qenë një ndër komunistët më të mëdhënj.
Shtatori mendohet te ketë ngjarje të rëndësishme politike dhe nëse KQZ ja jep mandatin Berishës që ai të mos endet gjyqeve kjo është e gjitha kundër ligjit“- u shpreh Ngjela.

I pyetur nga gazetarja se cfarë mendon për bashkëpunimin me Amerikën dhe sa i vlen vendit tonë në reformat e fundit avokati u përgjgj duke thënë se është domosdoshmëri e demokrcisë bashkëpunimi por duhet të jemi të sigurt qëë është në favor të shtetit tonë.

“Amerika ka dalë garant që do bëjë reformën, bashkëpunimi nënkuptohet dhe forcat që janë kunder brenda partisë demokratike që janë të pakta nuk e dimë sa ndikim do kenë që Berisha të mos jetë pjesë e parlamentit. Qeveri mediokër, e mori mandatin sepse opinioni publik nuk pranon Berishën, as 2 mijë vota nuk i mori ai prandaj përfituan socialistët.
Në keto momente Shqipëria është në një pikë të nxehte në sajë të zhvillimit, nuk mund të ecësh nën anonimat “-përfundoi avokati.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb