Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht kontrolli i KLSH-së në zyrat e Emergjencave Civile, pas incidentit të pak ditëve më parë kur punonjësit e emergjencave nuk lejuan auditin pasi kreu i Emergjencave, Haki Ccako ishte me pushime.
Nis tashmë zyrtarisht kontrolli i KLSH në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave .Kontrolli ka nisur në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të ministrisë së brëndshme që lidhet me emergjencat civile ,në ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor .Sipas burimeve ,Me urdhër të kryetarit të KLSH ,Arben Shehu ,do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave .Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë .Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori ishte me pushime ,duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.Pas rikthimit,një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu ,KLSH do të auditojë dhe verifikojë në ministrinë e brëndshme, ministrinë e mbrojtjes si dhe pushtetin vendor , të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vëndi.
…
/faxweb
