Media e huaj ka përcjellë disa pamje dramatike nga jugu i Turqisë, atje ku zjarret vijojnë ende të jenë aktive.
Pamjet e regjistruara i përkasin fshatit të Cokertme, ku njerëzit vrapojnë së bashku me zjarrfikësit për të luftuar flakët.
Një prej banorëve aty shprehet: “Ndihem shumë i lodhur dhe i pashpresë. S’mund të bëjmë dot asgjë. Shtëpitë tona po digjen, pyjet tona po digjen e ne s’mund të bëjmë dot gjë”
Një grua më tutje bërtet “po më digjet shtëpia, Zot të lutem”
Pamjet nuk kanë nevojë për shumë komente.
“Our houses are burning, our forests are burning and there is nothing we can do.”
These are the desperate scenes in the Southern Turkish village of Cokertme as locals scramble to save their homes and forests from a raging wildfire. pic.twitter.com/wod32iebF7
— euronews (@euronews) August 4, 2021
Prej mëse një jave tashmë Turqia përballet me flakët në jug të vendit. 8 persona humbën jetën si pasojë e zjarreve, ndërsa lufta me flakët vijon ende.
