Skip to content

VIDEO/ “Çmendet” semafori në Kaninë, jeshile në të dy krahet, shihni trafikun e tmerrshëm që ka krijuar

Një situatë e pazakontë trafiku është shkaktuar mbrëmjen e sotme në Kaninë të Vllorës, aty ku semafori duket se është ‘çmendur’ dhe tregonte jeshile në të dy anët.

Kjo ka bërë që një numër i madh makinash të bllokohen në trafik dhe të presin një kohë të gjatë për të shkuar në destinacion.

Qendra e fshatit Kaninë është kthyer në vend parkim makinash. Makinat bllokohen në qarkullim. Shkak sipas drejtuesve të automjeteve është Semafori, i cili qëndron jeshil në të dy kahet e rrugës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb