Skip to content

VIDEO/ Ishte raportuar i humbur prej 7 ditësh, ky është 67 vjeçari që u gjet i vetëvrarë në Fier (EMRI)

Mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë shtetasi Kristo Guri, i cili ishte raportuar i humbur nga familja rreth një javë më parë.

67 vjeçari sipas familjarëve vuante nga probleme të shendetit mendor, një nga të cilët ishte dhe skleroza.

Fax News ka arritur te siguroje pamje nga vendngjarja, konkretisht nga kanali i tokave bujqesore ku u gjet pa jete 67 vjecari ne fshatin Daullas, personi qe shihni ne foton e meposhtme.

Njoftimi:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në fshatin Daullas është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi K. G., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.07.2021 për largim nga banesa dhe sipas familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb