Një qytetar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë pasi kishte tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në orën 05:55 dhe qytetari 50-vjeçar me iniciale Q.H gjatë kontrollit në pasaportën e tij kishte lënë 10 euro dhe i kishte thënë policit që ia kishte lënë për kafe.
Qytetari është dërguar për intervistim nga prokurori kujdestar dhe kartëmonedha i është konfiskuar si dëshmi materiale.
