Një barazim në sfidën mes Francës dhe Danimarkës aq sa dukej se ishte një ndeshje e vendosur pa nisur ndeshja. As Franca dhe Danimarka nuk treguan shumë për të shënuar dhe aq më tepër për të fituar një ndeshje. Të dy trajnerët kishin bërë lëvizje në formacion dhe sidomos Deshamps që për të vërtetuar se Franca ka dy formacione kishte hedhur në fushë një formacion të dytë krahasuar me atë që ka luajtur në dy ndeshjet e mëparshme.
Kështu Danimarkë – Francë u bë ndeshja e parë e këtij botërori që nuk kishte gola ku do të mjaftonte edhe vetëm një gol që të arrinte në shifrën e 100 golave ky botëror. Kështu të dyja skuadrat europiane vazhdojnë më tej dhe në mbrëmje presin edhe kundërshtarët për në 1/8.
Në ndeshjen tjetër të grupit Peruja rikthehet të fitoj në një boëtror me një fitore ndaj Australisë me ‘’kangurët’’ që më shumë se Peruja i interesonte fitorja në këtë takim. Karijo në pjesën e parë dhe kapiteni Guerero në të dytën i japin golat dhe pikët e para Perusë në këtë botëror duke u ngjitur në vendin e 3të në grup./Berati.TV
Francë 0-0 Danimarkë
Shënues: S’ka
Peru 2-0 Australi
Shënues: Karijo 18’, Guerero 50’

