Në ndërhyrjen e forcave izraelite në protestat në vende të ndryshme në Bregun Perëndimor, të organizuara kundër vendbanimeve ilegale hebraike, një person u vra dhe dhjetë palestinezë u plagosën.
Dëshmitarët okularë thanë se palestinezët protestuan në lagjen Beyta të qytetit Nablus.
Forcat izraelite përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba të vërtetë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa palestinezët u përgjigjën me gurë.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se një palestinez u vra gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në demonstratat në Beyta, duke shtuar se 10 persona të tjerë u plagosën.
Demonstrata mbahen çdo të premte në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, veçanërisht në zonat përreth qytetit Nablus, në shenjë proteste ndaj ndërtimit të një muri ndarës dhe vendbanimeve ilegale hebraike.
Vlerësimet izraelite dhe palestineze tregojnë se ka rreth 650 mijë kolonë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e okupuar.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet izraelite në territoret e okupuara konsiderohen të paligjshme.
