Skip to content

“O njerëz të mirë, ndaloni pak çaste mbi këtë gur” Një memorjal për familjen Gushi, shuar në aksidentin tragjik

 

 

Më 25 qershor në aksin rrugor Fier- Vlorë, makina e familjes Gushi do të goditej nga një automjet tjetër, i drejtuar nga një 22 vjeçar. Për pasojë të 4 anëtarët e familjes, Eduarti me të shoqen Silvanën dhe vajzat e tyre të mitura Anastasia e Eva, do të humbnin jetën.

Pikërisht këtu, në këtë rrugë ku tashmë ndodhet ky memorjal. Në të gjen foton e familjes së shuar, dy arushë për dy vogëlushet dhe një plakkë mermeri, me një mesazh për të gjithë shoferët.

“O njerëz të mirë, o kalimtarë! Ndaloni pak çaste këtu mbi këtë gur. Janë katër engjëjt tanë që padrejtësisht u shuan. Atë ditë të premte kur këtu kaluan. Në këtë rrugë kur kaloni ndalni hapat e qëndroni se është shpirti I njerëzve tanë që me gjak vendin lanë. Familja Gushi, Eduart, Silvana, Anastasia, Eva.”

Përplasja e shtyu makinën 33 metra, si ndodhi aksidenti që shuajti familjen Gushi në Vlorë