Skip to content

Mbrojtja e burimit të Sinecit/ “I jam betuar  fëmijëve se nuk tërhiqem”, grevistët e Lumasit të vendosur: Kryeministri po qe burrë të vijë këtu

Pesë grevistët nga fshati Lumas i Beratit janë të vendosur të vazhdojnë me grevën e tyre, pavarësisht se mjekët i kanë rekomanduar të marrin sërum.

Një nga grevistët i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë aty te ata dhe t’i bindë që të heqin dorë nga greva.

“Këtu ka dorë Kryeministri. Po qe burrë të vijë këtu e të na bindë. Unë këtu do pres,”, tha një grevist.

Një tjetër grevist u shpreh se dokumentacioni është fare i qartë që projekti për ujësjellësin është korruptiv.

“Kam dicka tjetër tjetër me rëndësi për gjyqtarin, përse e zvarrit ccështjen. Ne kërkojmë një të drejtë. Ccështe kjo. Dokumentacioni ishte i qartë, projekti ishte korruptiv. Një shpim fare i thjeshtë aty nxjerr 4 litra për sekondë. Me pak shpenzime s’kishin për të bënin këto”, theksoi ai.

Një tjetër grevist tha se është betuar që nuk do ta lërë grevën pa u plotësuar kushtet.

“Do të vazhdojmë me ccdo kusht derisa të na plotësohen të gjitha pikat që kemi kërkuar. E frojmë kryeministrin të vijë sot ditën. I them popullit shqiptar të hapin sytë, sepse këto po mashtrojnë. Kam rënie të trupit, rënie, dridhje. Nuk e lëmë grevën, jam betuar përpara fëmijëve”, deklaroi ai.

Banorët, të cilët prej tre muajsh janë përplasur disa herë me policinë , kanë katër kërkesa. Ata duan pezullimin e projektit për ujësjellësin e fshatit Lumas; largimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat; pezullimin e Ardi Velit; si edhe një takim me Kryeministrin Rama.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb