Teksa Karaburuni digjet në ditën e 15-të me radhë, nuk kemi parë qoftë edhe një moment në terren dyshen e kryeministrit Edi Rama dhe Erion Braçe.
Të dy janë në konkurencë të ndjeshme se cili të postojë më shumë në rrjetet sociale, e më shpejt durimin se e humb numri dy i qeverisë.
Ndërsa ka postuar sot disa foto nga aksioni për shuarjen e zjarreve me helikopter, Braçe shkruan se po bëhet një punë e paparë, ndërsa ndjekësit i kujtojnë të falenderojë holandën për sjelljen e mjeteve për ndërhyrje nga ajri.
”SUPER BETEJE NGA AJRI KUNDER ZJARREVE EDHE SOT! POR, NESE DUAM TI JAPIM FUND ZJARREVE, DUHET BETEJE E ASHPER LIGJORE KUNDER ZJARREVENESVE NE TOKE! PA TOLERUAR KERKEND, NE KOHE REALE PA E LENE TE IKE SI “I KERKUAR”!!”, shkruante zv.kryeministri në postimin e tij.
Komentuesi: Betejen po e ben shteti shqiptar apo hollandez? Se keni 3 vjet qe thoni hollanda hollanda na ka bllokuar negocjatat ndersa sot te pergjigjet para tjerësh.
Braçe: Jo jo, ku shteti, cfare shteti?!! Betejen po e bejne idiotet ne instagram!!
…
/faxweb
