Zjarret që janë prezente prej disa ditësh në Kukës janë duke marrë përmasa të mëdha.
Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, siguruar nga Fax Neës, një vatër e madhe është duke u përhapur me shpejtësi në afërsi të tunelit në rrugën e kombit.
Për shkak të dendësisë së pyllit bëhet dhe më e vështirë shuarja e flakëve, ndërkohë që nuk ka prezencë të ndërhyrjes nga ajri.
Derimë tani zjarri nuk rrezikon zona të banuara, ama përmasat e tij kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
