Skip to content

DETAJE TË REJA/ Çifti u bë “shoshë” me breshëri armësh në Kamëz, njëri në gjendje të rëndë e tjetri jashtë rrezikut për jetën. Arsye e atentatit dyshohet hakmarrja, policia zbulon autorin

Detaje të reja kanë dalë pak para mesnate në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Kosova’ në Kamëz.

Preng Paluca në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Kamëz, e shoqja Antoneta jashtë rrezikut por nën kujdes intensiv mjekësor.

Burime bëjnë me dije se dyshohet shkak për ngjarjen është bërë hakmarrja, ndërsa policia ka edhe emrin e personit të dyshuar të ngjarjes, por është tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve, për shkak se ende nuk është bërë plotësisht sqarimi i rrethanave apo që të lidh faktet me autorësinë apo jo të tij dhe se operacioni për kapjen e tij është në vijim.

Dyshohet se shënjestër ka qenë Preng Paluca dhe se e shoqja mund të jetë plagosur aksidentalisht nga autori.

/faxweb