Skip to content

Plagosja e çiftit Paluca në Kamëz, Fax News zbardh detaje të reja: Shtëpia e pajisuar me 4 kamera sigurie, autori qëlloi me silenciator (Si paraqitet gjendja shëndetësore)

Arma me të cilën ka qëlluar autori çiftin Preng e Antoneta Paluca dyshohet të ketë qenë me silensiator pasi nuk është dëgjuar zhurma.

Fax News mëson se 41 vjeçarja Antoneta Paluca ka marrë një plumb në këmbën e majtë, dhe gjendja e saj ndodhet e stabilizuar pa probleme serioze. Ndërsa Prenga ka marrë një plumb në brinjë që i ka depërtuar në trup.

Ai i është nënshtruar operacionit dhe momentalisht ndodhet në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Banesa e çiftit është e pajisur me të paktën 4 kamera siguria për të cilat besohet të kenë fiksuar momentin e atentatit, ndërsa do të ndihmojnë punën e policisë në zbardhjen e ngjarjes.

Pavarësisht se policia është e rezervuar në dhënien e informacioneve, mësohet se nga dëshmitë e familjarëve dhe të çiftit, ka arritur të ndërtojë edhe pistat ku po shtrin hetimet, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb