TIRANE– Një 78-vjeçare ka denoncuar në polici djalin e saj pasi pretendon se e dhunon. Ngjarja është regjistruar në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet P.N., ka kërkuar urdhër-mbrojtje dhe akuzon djalin e saj për dhunë psikologjike.

NJOFTIMI I POLICISËMë datë 25.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen P.N., vjeçe 78, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali, shtetasi A.N., vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re