Skip to content

Si nëpër filma, dy të burgosur tentojnë të arratisen me çarçaf nga 313-ta

Dy të burgosur që ndodhen në ambientet e paraburgimit në burgun 313 kanë tentuar të arratisen nga qelitë.

Sipas “FAX”, të burgosurit kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar që të arratisen duke përdorur trukun më të vjetër në histori: atë me çarçafë.

Me anë të një çarçafi ata kanë tentuar që të kalojnë nga ajrosja në ambientet e administratës së këtij burgu, por plani u ka dështuar pasi janë pikasur në kohë nga gardianët e burgut dhe janë rikthyer në qelinë e tyre.

Deri më tani nuk dihet asnjë detaj lidhur me personat që tentuan arratisjen dhe as për çfarë veprash penale janë shpallur të fajshëm.