Skip to content

Nuk ka masë më të butë për Jaeld Çelën, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie.

Apeli i Gjkko ka lënë në fuqi shkallën e pare duke caktuar ndaj ish drejtorit të policisë së Vlorës, masën e sigurisë ”arrest me burg”.

Çela u vetëdorëzua pas disa muajsh arrati, pasi doli i përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, për llogari të grupit Habilaj.

Ai u dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, ndërkohë që çështja do të rishqyrtohet në muajin shtator në Gjykatën e Lartë.

/faxweb